
Piku i sezonit turistik ka rritur ndjeshëm fluksin e pushuesve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrat shëndetësore verore në Shëngjin dhe Tale në Lezhë. Që prej 1 gushtit, mbi 150 persona paraqiten çdo 24 orë për të marrë asistencë shëndetësore, me numrin më të lartë të rasteve të regjistruara në Shëngjin.Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, Elson Frroku, thotë se fluksi është përballuar pa probleme, falë stafit të mjaftueshëm dhe furnizimit me medikamente.
Një risi për këtë sezon është edhe aplikimi i tarifave për shërbimet shëndetësore ndaj turistëve të huaj.
Qendrat shendetesore verore në Shëngjin dhe Tale do të vijojnë punën deri në përfundim të sezonit turistik, duke garantuar asistencën e nevojshme për pushuesit që kanë zgjedhur bregdetin e Lezhës.
https://youtu.be/YnJsOfgvx1M






