Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” nis vitin e ri akademik me një rritje të interesit nga maturantët. Rreth 500 aplikime më shumë se një vit më parë janë regjistruar për vitin akademik 2026–2027, ndërsa edhe numri i regjistrimeve ka shënuar rritje në dy fazat e para të procesit. Sipas rektorës së Universitetit të Shkodrës, Prof. Dr. Blerta Dragusha, faza e parë u mbyll me 25% më shumë regjistrime krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa në fazën e dytë rritja ishte 12%.

Rektorja thekson se përtej rritjes numerike, rëndësi të veçantë ka edhe cilësia e studentëve të rinj, pasi në fazën e parë regjistrohen maturantët me rezultatet më të larta. Procesi i regjistrimeve në Universitetin e Shkodrës vijon deri më 8 shtator. Ndërkohë, nga 2 deri më 13 shtator do të pranohet dokumentacioni për studentët e huaj. Interesi është në rritje edhe për programin “Administrim Biznes” në gjuhën angleze, si dhe nga maturantët shqiptarë të Trojeve.

Përtej mësimit dhe diplomimit, UNISHK synon t’u ofrojë studentëve mundësi në kërkimin shkencor, aktivitetet kulturore dhe sportive, trajnimet, shkëmbimet dhe mobilitetet ndërkombëtare. Në fund rektorja ka dhe një thirrje për të gjithë studentët.

https://youtu.be/3iwqLYFiXjA

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRIKONSTRUKSIONI I DOGANËS SË HANIT TË HOTIT, IKMT SHEMB OBJEKTET PËRRETH
Artikulli tjetërAKSIDENT NË MIRDITË, 1 I VDEKUR DHE 2 TË PLAGOSUR