Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 352 raste të reja me COVID-19 dhe një rast i vdekjes.

Sipas të dhënave të publikuar nga MSH e Kosovës, në këto 24 orë janë shëruar 13 persona. Ndërkohë, rastet pozitive janë konfirmuar pas testimit të mbi 5 mijë e 200 personave.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.732, ndërsa në total numri i rasteve aktive është 1,659. Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.590 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 487.685 doza të vaksinës. Deri më sot 166.148 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

MARRE NGA BALKANWEB

Artikulli paraprakMUZEU “OSO KUKA” I PREFERUAR NGA POLAKËT DHE FRANCEZËT
Artikulli tjetërKONTROLLET POLICORE/ 11 SHOFERË TË ARRESTUAR, 39 PATENTA TË HEQURA DHE MBI 1700 GJOBA