Kompania Pfizer dhe BioNTech ka rënë dakord për të dhënë vaksinën e saj, mekanizmit të COVAX, i cili planifikon tu sigurojë vaksina vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

COVAX shpreson të arrijë të sigurojë të paktën 2 miliardë doza të vaksinës për vendet në zhvillim dhe të varfra. Dhe planifikon të shpërndajë 1.8 miliard doza për 92 vendet e varfra duke siguruar vaksinimin e 27% të popullsisë së tyre. Edhe Shqipëria është bërë pjesë e kësaj skeme , prej të cilët pret sigurimin e 1 400 000 dozave dhe për të cilat vendi ka paguar 4 milionë $.

COVAX , ka arritur të nënshkruajë marrëveshje më parë me AstraZeneca/Oxford, Novavax Johnson and Johnson dhe me Sanofi/GSK, asnjëra prej të vaksinave nuk ka marrë miratimin për përdorimin emergjent, përveç Astra Zenecës, e cila ka filluar të përdoret në Mbretërinë e Bashkuar.