KRYESOJNË FAKULTETI I DREJTËSISË, EKONOMIKU, POLITEKNIKU DHE SHKENCAT MJEKËSORE.Studentet e universiteteve publike ketë vit akademik do te përballen me rritjen e çmimeve tarifave te studimeve. Megjithatë kundërshtitë e protestat e studenteve qeveria vendosi përfundimisht rritjen e tarifave për të gjitha ciklet e studimit. Rritja ne fjale varion nga 11% deri ne 39%.

Fakulteti I Drejtesise, Ekonomiku dhe Shkencat teknike, Mjekësore renditen si me te kushtueshmet. Krahasuar me vitin akademik 2013-2014 tarifat vjetore te studimit ne nivelin bachelor kane pësuar rritje te konsiderueshme ne nivelin 11.5% deri 39.5%. Ndërsa për programet e studimit master profesional tarifat variojnë nga 90.000-108.000 leke flasim kështu për një rritje prej rreth 20% ndërsa për programet e studimit master shkencor flasim për një rritje te tarifave ne nivelin 18%. Me vkm pagesa e studimeve te ciklit te dyte me kohe te plote do te behet me këste të përcaktuara nga institucioni publik I arsimit te larte, kësti I pare parashikon pagesën ne masën 30% te tarifës totalet te paguhet menjëherë me regjistrimin e studentit ne programin perkates.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/9wMyXeH3iSs?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]