Shqipëria do të ndikohet nga mot i kthjellët, ndërkohë që një shi i papërfillshëm pritet në skajin verior.

Sipas MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë kthjellimet do të jenë dominuese deri në mesditë kur vranësirat shfaqen nëpër territor ndërsa ndonjë shi i papërfillshëm pritet në skajin verior.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë vranësirat nga republika e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë.

Artikulli paraprakGARANCIA PËR LIRIM, GJYKATA SPECIALE IA VAZHDON PARABURGIMIN HASHIM THAÇIT
Artikulli tjetërTURIZMI U AFROHET NIVELEVE TË PARAKRIZËS NË QERSHOR, EFEKTI NGA KOSOVA, RIKTHEHEN DHE POLAKËT