Vendi ynë gjatë paradites vijon të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave, ku më të dukshme paraqiten në zonat veri-verilindore. Por pasditja dhe nata sjellin shtim të vranësirave në të gjithë territorin.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -11°C deri në 9°C.

Era do fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar dallgëzim të papërfillshëm.

Rajoni i Ballkanit dhe Europa Lindore paraqiten në kushte të qëndrueshme atmosferike. Ndërsa pjesërisht Qendra e kontinentit do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rreshje dëbore. Gjithashtu me vranesira të shumta dhe rreshje të dendura debore paraqitet Europa Veriore.