
Në pesë vitet e fundit, tregu i pasurive të paluajtshme në zonën bregdetare të Lezhës ka njohur një rritje, pavaresisht çmimeve te cilat jane dyfishuar, duke arritur nga 1200 deri ne 2000 euro per meter katror nga 600 qe ishin me pare.Ekspertët e tregut imobiliar thonë se kjo rritje lidhet me disa faktorë si kosto më të larta ndërtimi, përdorimi i arkitekturës moderne, standarde më të larta ndërtimi dhe kërkesa gjithnjë në rritje.
Kerkesat me te medha per pasuri te paluajtshme jane gjate stines se vere, ndersa ne krye të listës së blerësve janë shtetasit nga Kosova, por gjithnjë e më shumë po shtohen investitorët nga Çekia, Polonia dhe vendet nordike, të cilët e shohin bregdetin e Lezhës si një destinacion të ri investimesh.Të dy ekspertët parashikojnë se çmimet do të vijojnë të rriten edhe në vitet e ardhshme, çka e bën periudhën aktuale të favorshme për investim.
Përveç Shëngjinit, ku ndërtesat me arkitekturë moderne po shtohen me ritme të shpejta, edhe zona e Tales po përjeton një bum kërkesash për apartamente pranë detit.






