Përveç problemeve të shumta ekonomike, gjatë ditëve të fundit qytetarëve shkodranë u është dashur të përballen edhe me rritjen e çmimit të bukës. Produkti kryesor I tryezës, në pjesën më të madhe të furrave të bukës në Shkodër shitet me 20 – 30 lekë më shtrenjtë për të njejtën peshë që ka patur më herët. Të pyetur nga Star Plus, qytetarët shkodranë e quajnë rritjen e çmimit të bukës si abuzim me të ardhurat e tyre të pakta.

Ata kërkojnë nga institucionet që të marrin masa për të ndaluar këtë fenomen, pasi të ardhurat e pakta nuk mjaftojnë tani as për të siguruar bukën e gojës.

Prej ditësh është diskutuar në të gjithë vendin rritja e çmimit të bukës si shkak I rritjes së çmimit me të cilin tregtohet gruri. Por duket se qytetarët shkodranë dhe jo vetëm nuk janë të përgatitur për të rritur shpenzimet në produktin bazë të tryezës.

Nga ana tjetër, nuk ka patur as kontrolle të ushtruara nga institucionet përgjegjëse duke I lënë bizneset të vendosin në bazë të interesave të tyre.