Ky dimer pritet të jetë i vështire për qytetaret në Lezhë. Sigurimi i ngrohjes është shqetësimi kryesor për ata.

Çmimi i druve të zjarrit është rritur duke varjuar nga 60 deri në 80 mijë lek meterkubi, ndërsa dhe ngrohja me korent apo me gaz qytetaret thonë se është e papërballueshme, pasi është rritur kostoja e jeteses dhe të ardhurat janë të pakta.

Përballë vështiresive ekonomike dhe rritjes së kostos së jeteses, shume qytetare në Lezhë do të kenë të vështire të sigurojnë ngrohjen dhe shpresa e vetme për ta është që dimri të jetë sa më i butë.

 

Artikulli paraprakPD VAU DEJËS VIJON DENONCIMET NDAJ BASHKISË
Artikulli tjetërME GJIGANDËT EVROPIANË, VLLAZNIA NË GRUP TË HEKURT CHAMPIONS LEAGUE PËR VAJZA