TASHMË QYTETARËT DUHET TË PAGUAJNË 10 LEKË MË SHUMË PËR NJË BILETË. Çmimi për transportin urban në qytetin e Shkodrës do të pësojë një rritje. Nga 30 lekë që është aktualisht bileta do të shkojë në 40 lekë.

Kjo është e parashikuar në buxhetin e Bashkisë Shkodër për vitin 2015. Në këtë mënyrë ky propozim do t’i bëhet antarëve të këshillit bashkiak për miratim. Në fakt kompania që menaxhon autobuzët e qytetit ka kërkuar që çmimi të shkojë në 50 lekë për një biletë por Bashkia Shkodër ka menduar që të propozojë një rritje me 10 lekë dhe jo 20 lekë. Nga ana tjetër ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit Bashkia nuk ka parashikuar më shumë se 600 abone për tu subvencionuar ndërkohë që nga sa bëhet e ditur administratori I kompanisë se autobuzëve nga ana e tij ka bërë kërkeksë për afro 2000 mijë abone, kërkesë e cila nuk është miratuar. Nga ana tjetër për vitin e kaluar Bashkia Shkodër nuk ka dhënë subvencionin për kompaninë e autobuzëve për muajt korrik-gusht ndaj që prej fundit të vitit të kaluar Bashkia Shkodër është paditur në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër nga ana e kompanisë. As për këtë vit dy muajt e vitit të kaluar, korriku dhe gushti nuk janë parashikuar për tu shlyer në buxhetin e 2015-ës ndaj me shumë siguri Bashkia Shkodër do të duhet të përballet me kompaninë në gjykatën e Shkodrës. Nga ana tjetër invalidët, një problem i shumë diskutuar sërish nuk do të udhëtojnë falas në transportin urban në qytetin e Shkodrës. Edhe pse ligji ka ndryshuar dhe tashmë duhet ta bëjnë subvencionimin ministritë e linjës nëse një gjë e tillë nuk ndodh, atëherë invalidët do të zbriten sërish nga autobuzët.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”https://www.youtube.com/embed/a-nFn8U8x5o” frameborder=”0″ allowfullscreen ]