
Kujdesi ndaj kafshëve është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit në Shkodër. Sipas veterinerëve, ndryshe nga më parë, kujdes të shtuar po tregohet dhe ndaj kafshëve endacake. Veterineri Sokol Malaj tregon edhe disa këshilla rreth kujdesit ndaj kafshëve.
E rëndësishme për shëndetin e tyre është vaksinimi i rregullt kryesisht i maceve të cilat janë edhe më të dobta ndaj infeksioneve. Fenomeni i qenve endacak në rrugët e qyetit duket se është përmirësuar, falë ndërtimit të strehes së qenve e cila ka krijuar kushte më të mira strehimi dhe largimin e tyre nga rrugët.