
Situata hidrike në Kaskadën e lumit Drin paraqitet e qëndrueshme. Sipas të dhënave zyrtare, nivelet e ujit në liqenet e hidrocentraleve janë brenda parametrave të menaxhueshëm.
Aktualisht, niveli në HEC Fierzë është 292.7 metra , në HEC Koman 171.7 metra, ndërsa në HEC Vau i Dejës 74.6 metra .
Prurjet natyrore në kaskadë regjistrohen në vlerat 900 metra kub në sekondë në HEC Fierzë, 350 metra kub në sekondë në HEC Koman dhe 150 metra kub në sekondë në HEC Vau i Dejës.
Jo zyrtarisht konfirmohet se shkarkimet vijojnë në hidrocentralin e Vau Dejës në kuotën e 1300 metër kub në sekond ndërsa tituata mo monitorohet në vazhdimësi.
Ndërkohë, prodhimi ditor i energjisë elektrike në të tre hidrocentralet arrin në rreth 25 mijë megavat-orë.
Korporata Elektroenergjitike Shqiptare bën me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe se do të vijojë të informojë në mënyrë transparente opinionin publik dhe institucionet përgjegjëse.






