
Rritet me shpejtësi niveli i ujit në Fierzë Nga prurjet e lumenjve në Kukës
Niveli i ujit të Fierzës është rritur me shpejtësi brenda një nate. Nëse vijon rritja me këto ritme, në fundjave nuk përjashtohet mundësia që të ketë hapje të portave të digës. Prurjet nga lumenjtë në Kukës janë alarmante. Si dëshmi e abuzimit në to, ky eskavator pirat që nxjerr rërë e zhavor nga shtrati i lumit, mbeti aty. Lumi Luma ka marrë para çfarë ka gjetur. Me shpejtësi rrufe prurjet janë dhjetëfishuar 24 orët e fundit. Për pasojë kjo është reflektuar në rritjen e menjëhershme edhe të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Sinjali i kuq thuajse është ndezur në kaskadën e Drinit. Bazeni më i madh ujor në vend po mbushet me shpejtësi. Vetëm gjatë natës niveli i tij është rritur në 4 metra. Portat mund të hapen dhe kjo nuk është aspak shenjë e mirë për zonën e Lezhës dhe të Nënshkodrës e cila po përballet me përmbytjet. Niveli i Fierzës shënon 291 metra nga 296 e kuotës maksimale. Nëse prurjet vazhdojnë me këtë instinsitet, fundjava mund të përcaktojë dhe kuotën


