
Numri i azilkërkuesve është rritur ndjeshëm këtë vit. Vetëm në Gjermani janë 34 mijë azilkërkues.
Kështu u shpreh sekretari i dytë në ambasadën gjermane teksa tha se 34 mijë kërkesa për azil janë vetëm për 10 muajt e parë të vitit. Në fjalën e saj kryetarja e bashkisë Voltana Ademi deklaroi se emigrimi vjen nga pamundësia për të jetuar. Deklaratat erdhën gjatë konferencës të fondacionit “Friderich Ebert”. Në 10 muajt e parë të këtij viti vetëm në Gjermani shqiptarët kanë bërë 34 mijë kërkesa për azil. Shifra e lartë që vjen në rritje u bë e ditur nga Michael Gumprich, sekretar i dytë në ambasadën gjermane në Shqipëri gjatë ditës së dytë të konferencës të zhvilluar nga fondacioni Friederich Ebert. Michael Gumprich sekretari i dytë në ambasadën gjermane tha se“34 mijë kërkesa për azil nga shqiptarët. Nga këto 34 mijë kërkesa vetëm 10 raste kanë marrë statusin e refugjatit. Këto 10 raste kanë qenë shqiptarë të martuar me persona të cilët e kanë patur më parë një status refugjati. 69 raste janë marrë në mbrojtje subsitare në zonën europiane, kur shteti shqiptar nuk përmbushte kushtet apo këta persona ndiheshin të dhunuar. Janë të dënuar me burg për të cilët shteti shqiptar nuk i ofron kushtet e duhura. 65 raste janë marrë në mbrojtje kombëtare pasi janë të rrezikuar nga kriminelë ose nga gjakmarrja. Rastet e sëmundjeve po ashtu kanë qenë tejet të rralla. Për azilkeruesit kemi një këshillë, vitin e kaluar jeni shpallur vend i sigurtë, prandaj mos tentoni për azil politik. Nëse vjen dhe kërkon azil një person merr 10 muaj ndalim hyrje në Bashkimin Europian, nëse dëbohesh nga shteti gjerman merr 13 muaj ndalim hyrje në BE, ndërsa ata që tentojnë të futen ilegalsiht marrin minimalisht 5-10 vite ndalim hyrje në BE. Do thoja që padija nuk të mbron nga gjoba”. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi u shpreh se shifrat e emigruesve shqiptar po rriten ndërsa kjo vjen nga pamundësia për të jetuar në Shqipëri. Gjatë konferencës për Emigrimin dhe Sfidat në të ardhmen morën pjesë edhe disatë rinj të qytetit të Shkodrës të cilët patën mundësi të informohen për rrugët e sigurta të emigrimit dhe rastet e suksesit por të njihen edhe me pasojat negative nga emigrimi ilegal. Në takim 95% e të rinjve shprehën dëshirën për të emigruar në Gjermani.






