Në vitin 2024 ka patur një rritje të ndjeshme të numrit të lindjeve në Shkodër. Kryemamia në maternitetin e spitalit rajonal të Shkodrës, Vlonita Ballaj e ka cilësuar këtë si një arritje të rëndësishme. Sipas të dhënave të fundit, kryemamia tregon se janë rregjistruar 30 lindje më shumë krahasuar me vitin 2023.

Kryemamia thekson se emigrimi masiv i familjeve të reja ka ndikuar në uljen e numrit të lindjeve në Shkodër gjatë viteve të fundit. Ky fenomen reflektohet qartë në statikstikat e maternitetit.

Shkodra sipas të dhënave nga INSTAT përfshihet në qytetet me numrin më të lartë të rënies së numrit të lindjeve bashkë me Kukësin, Lezhën dhe Dibrën.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHOQËRI PËR MENAXHIMIN E PLAZHEVE PUBLIKE
Artikulli tjetërLUTJE PËR SHËNDETIN E PAPA FRANÇESKUT