
Numri i fëmijëve të cilët po preken nga problemet e shikimit është gjithnjë e më shumë në rritje. Mjekia, okuliste në poliklinikën e specialiteteve në Shkodër, Arnisa Djepaxhija tregon se ka një rritje të numrit të të vegjëlve të prekur nga miopia. Një ndër shkaqet kryesore që ndikon në zhvillimin e miopisë është qëndrimi me orë të gjata përpara telefonit.
Mjekia tregon disa ndër shenjat që shfaqin fëmijët të cilët kanë probleme me shikimin.
Mjekia apelon prindërit të reduktojnë kohën e qendrimit të fëmijëve të tyre në telefon apo paisje të tjera teknologjike dhe ti aktivizojnë më shumë në lojëra në natyrë.
Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi sa më herët që të zbulohen problemet e shikimit tek fëmijët, aq më e lartë është mundësia për t’i riparuar ato.