Turizmi përgjtë 2017-ës ka njohur rritje të konsiderueshme në Shkodër. Një numër i madh turistësh, të cilët jo vetëm vizitor por edhe pushues me kohë tëv gjatë janë drejtuar të pushojnë në të tre pikat kryesore të Bashkisë Shkodër. Qyteti i Shkodrës, Thethi dhe Velipoja edhe përgjatë këtij viti kanë vijuar të jenë në krye të listës së kërkesave të një munri jo të vogël njerëzish nga vende të ndryshme të Europës dhe botës.

Sipas drejtorit të Turizmit pranë Bashkisë Shkodër, Gentian Mema, numri i vizitorëve vërehet në rritje jo vetëm përgjatë pikut në muajt korrik dhe gusht por edhe në maj dhe në qershor. Vitet e fundit, numri i turistëve që kanë vizituar Bashkinë Shkodër ka patur një rritje të herëpashershme.

Ndërkohë, qyteti ofron pika interesante atriaktive të cilat janë kthyer në pika kryesore për t’u vizituar, ndër to mund të përmendim muzetë e ndryshme, pedonalen “Kolë Idromeno” dhe Kalanë e Rozafës. Punimet në rrugën e Velipojës, pritet që në këtë të fundit të shtojnë vizitorët përgjatë sezonit të ardhshëm veror.