
Pranvera me mot të ngrohtë dhe me diell ka rritur numrin e turistëve në Katundin e Vjetër, një fshat piktoresk i vendosur vetëm 6 kilometra larg Rrugës së Kombit, në bashkinë Mirditë. Zona po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, jo vetëm vendas, por edhe të huaj të apasionuar pas natyrës, traditës dhe historisë që mbart ky fshat i lashtë. Peizazhet mahnitëse, mikpritja e banorëve dhe trashëgimia kulturore janë disa prej elementëve që e bëjnë këtë destinacion gjithnjë e më të preferuar.
Sipas operatorëve turistikë lokalë dhe banorëve të zonës, prenotimet për këtë sezon janë mjaft të kënaqshme. Megjithatë, ata theksojnë nevojën për më shumë investime.
Sipas të dhënave zyrtare, në bashkinë Mirditë regjistrohen deri në 70 mijë vizitorë në vit, ku ku pjesa më e madhe e tyre zgjedhin të vizitojnë Katundin e Vjetër.






