
Muzeu “Oso Kuka” në Shkodër mbetet një ndër destinacionet kryesore për turistët të cilët duan të njihen me historinë, traditën dhe kulturën e qytetit të Shkodrës. Sipas shifrave të muajit maj, numri i turistëve në këtë muze në krahasim me vitin e shkuar, është rritur me rreth 15%. Drejtori i muzeut Sokol Permeza thotë se synim mbetet promovimi i historisë dhe i traditave tek vizitorët.
Muzeu përbëhet nga disa seksione si ai i etnografisë , arkeologjisë , artit pamorë dhe i biblotekës që shërben edhe si fond i studimeve shkencore.