Rrugët e qytetit të Shkodrës kohët e fundit janë mbushur me një numër të madh turitësh të huaj të cilët vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri. Numrin e lartë të turistëve e konfirmoi me statistika disa ditë më parë përmes një statusi në rrjetin social facebook edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Rama publikoi statistikat e hyrjes në vendin tonë të 859,316 shtetasve të huaj që do të thotë 4.5 % më shumë shtetas të huaj se përpara pandemisë në vitin 2019 gjatë periudhës 1-15 gusht. Madheshtia e alpeve, vija bregdetare apo dhe ushqimet tradicionale janë disa nga gjërat të cilat i kanë bërë këta turist të vizitojnë Shkodrën.

Turizmi është një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit të vendit ndaj falë situatës së përmirësuar të pandemisë dhe lehtësimit të masave anticovid duket se ky sektor po rimëkëmbet sërish.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakMJEKËSIA ALTERNATIVE ZGJIDHJE E MIRË PËR SHËNDETIN
Artikulli tjetërRRITJE E LEHTË TEMPERATURASH, JA SI PARASHIKOHET MOTI PËR DITËN E SOTME