Rritja e çmimit të druve dhe gazit po bëhet e papërballueshme për pensionistët pasi ata thonë se të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme ndaj do të mbesin pa ngrohje. Të pyetur nga Star Plus pensionistët shprehen se këtë dimër do të qëndrojnë nën batanije ose të ngrohen në diell në ditët me mot të mirë…..

Në një kohë kur çmimet janë rritur reflektuar edhe nga kriza botërore e energjisë elektrike që ka prekur edhe Shqipërinë, ata që e vuajnë më shumë këtë rritje çmimesh jo vetëm të ushqimeve por edhe të gazit, druve apo karburantit janë shtresat në nevojë mes të cilëve edhe pensionistët.

Artikulli paraprakDAJÇ, ADMINISTRATORI: FSHATRAT DREJT SHPOPULLIMIT
Artikulli tjetërSHKODËR, MBRËMJE ME POEZITË E FISHTËS NË 150 VJETORIN E TIJ