Rritja e akcizës së duhanit, e cila pritet të aplikohet me fillimin e muajit janar shikohet si një mënyrë e mirë për të ulur konsumin e tij. Si pasojë e kësaj rritjeje, efekti do të kalojë direkt në çmimin e paketave të cigareve.

Megjithatë, edhe pse duhet edhe më shumë se një muaj për të filluar zyrtarisht akcizën për duhanin, çmimi i disa llojeve të paketave ka filluar të rritet, gjithmonë e justifikuar nga vetë tregtuesit e duhanit. Qytetarët janë të ndarë në mendime përsa i përket rritjes së çmimit të paketave me efekt të ardhur direkt nga rritja e akcizës. Një pjesë e tyre janë optimist se kjo do të ul konsumin e tij dhe të tjerë mendojnë se thjeshtë vështirëson xhepat e duhanpirësve pasi konsumi nuk ulet.

Herë pas here nisma të qeverisë për rritjen e akcizës së duhanit janë aplikuar me idenë për uljen e konsumit, megjithatë,është parë e nevojshme të ketë sërish lëvizje. Rritja e çmimit të cigareve pritet të ketë impakt jo vetëm social, por edhe ekonomik. Ulja e konsumit pritet të ul rastet e kancerit të mushkërive, cili njeh rritje të madhe, vitet e fundit edhe tek femrat.