Çmimi i naftes është shtrenjtuar sërish duke shkuar në 248 lekë/litri, nga 239 që ka qenë më herët. Ndryshimet që pësoi në bursë Bordi i Transparencës i ka reflektuar edhe në çmimet e hidrokarbureve në vend, ku rritje ka pësuar edhe benzina, e cila po shitet me 244 lekë, pra 7 lekë më shumë, teksa gazi ka mbetur i pandryshuar dhe po vijon të shitet me 90 lekë. Rritja e çmimit të naftës është kthyer në një problem shqetësues për qytetarët e Shkodrës të cilët shprehen se çmimi është i papërballueshëm pasi makinën e përdorin për të kryer nevojat.

Në fillim të muajit mars çmimi i karburanteve arriti shifra rekord në Shqipëri duke u bërë e papërballueshme për një pjesë të konsumatorëve. Pasi çmimi u ul për disa kohë tani sërish ka njohur rritje pas embargos që BE vendosi ndaj naftës Ruse.

Udhëheqësit e BE-së ranë dakord që të ndalojnë dy të tretat e importeve të naftës ruse, si pjesë e një marrëveshjeje kompromisi për të rritur presionin ndaj Rusisë, duke marrë parasysh efektet ekonomike në disa vende të BE-së që varen më shumë nga furnizimet ruse të naftës.

 

Artikulli paraprakGRABITJA E BANKËS NË KOPLIK, PAS DISA DITË KËRKIMESH ARRESTOHEN DY AUTORËT E DYSHUAR
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITA “TË QËNDISIM BASHKË NJË PËRRALLË”