Java e parë e janarit 2022 ka shënuar rritje të rasteve të reja me coronavirus në vendin tonë. Vetëm gjatë kësaj jave në Kosovë janë konfirmuar 889 raste të reja me COVID-19. Shifra më e lartë e infektimeve gjatë kësaj jave, u shënua dje ku u konfirmuan 264 raste të reja.

Më 01 janar 2022 u konfirmuan 47 raste të reja dhe 1 rast i vdekjes. Më 02 janar u konfirmuan 29 raste të reja dhe 0 vdekje, më 03 janar rezultuan pozitiv 38 qytetarë dhe raste të vdekjes nuk pati. Më 04 janar filloi dukshëm rritja e rasteve ku u konfirmuan 108 raste, më 05 janar u konfirmuan 107 raste, më 06 janar vazhdoi rritja e rasteve ku u konfirmuan 152 të tilla. Më 07 janar ishin 144 raste dhe dje më 08 janar 264 raste të tjera me COVID-19. Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i rasteve aktive në vend është 1 mijë e 251. Po ashtu gjatë kësaj jave është shënuar vetëm një rast i vdekjes më datën 1 janar 2022. Që nga rastet e para me COVID-19 në Kosovë, kanë vdekur 2991 persona. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi theksoi se numri në rritje i rasteve me COVID-19 mund të rris edhe numrin e pacientëve që kërkojnë trajtim spitalor, për çka të gjitha shërbimet duhet të jenë të gatshme. Latifi ka kërkuar që klinikat e QKUK-së dhe institucionet e tjera shëndetësore të jenë të gatshme për t’u ballafaquar me çfarëdo zhvillimi të situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19, ndërsa profesionistëve shëndetësor u kërkoi që të vaksinohen plotësisht, përfshirë edhe marrjen e dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.877 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.690.659 doza të vaksinës. Deri më sot 789.306 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Kujtojmë se dhënia e dozës së tretë dhe dozës përforcuese të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë ka filluar të jepet në dhjetor të vitit të kaluar.

Artikulli paraprakDHUNA NË PD, REAGON EDHE FRD, JA SI E CILËSOJË ATO DHUNËN E DJESHME
Artikulli tjetërI DËNUAR ME 7 VITE BURG NË ITALI, ARRESTOHET NË LEZHË 27-VJEÇARI, GATI PËR EKSTRADIM