Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u ka bërë thirrje qytetarëve të vaksinohen sa më parë pasi shifrat në Shqipëri të COVID-19 janë në rritje.

410 raste dhe 2 viktima kishte në 24 orët e fundit, teksa Manstirliu thekson se këto shifra ftojnë të gjithë për përgjegjësi morale dhe qytetare.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU

Shifrat në rritje të infektimeve ditore na ftojnë të gjithëve për përgjegjësi morale dhe qytetare, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës🙏🏼

👩🏻‍⚕️ Mbi 1100 vaksinatorë janë çdo ditë në shërbim të qytetarëve për vaksinimin anticovid, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqëndruar.

Shfrytëzoje këtë muaj të hapur të vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, për t’u vaksinuar sa më parë ndaj #Covid19.

#VaksinohuSot🌼

#MbroShëndetin

#VaksinatShpëtojnëJetë

Artikulli paraprakRRITEN RASTET ME COVID-19 NË VENDIN TONË, 2 VIKTIMA NË 24 ORË
Artikulli tjetërAMBASADORJA KIM TAKON KADARENË, E NGAZËLLYER ME SHKRIMTARIN: NJË NGA MENDIMTARËT MË TË MËDHENJ NË EVROPË