Këtë të shtunë, vendi ynë do të karakterizohet nga mot me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare deri në mesditë, ku në zonat përgjatë kufirit lindor shfaqen vranësira kalimtare. Por sërish pasditja dhe kryesisht orët e mbrëmjes sjellin largim gradual të vranësirave duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Artikulli paraprakRRITET NUMRI I TURISTËVE TË HUAJ NË QYTETIN E SHKODRËS
Artikulli tjetërNIS SOT PELEGRINAZHI NË MALIN E TOMORRIT, RAMA NXJERR PAMJET E RRUGËS SË RE PËR TË URUAR FUNDJAVË TË MBARË