Kryeminstri Edi Rama, bëri të qartë përpara pensionistëve se rritja e pensioneve dhe shpërblimi i fundvitit janë dy gjëra të ndryshme.

“Është thënë që vitin e ardhshëm që ne do të shpërndajmë në muaj bonusin e vitit të ri. Kjo është e pavërtetë. Bonusi i fundvitit do të jepet ekzaktësisht siç është dhënë vitin e shkuar. Duke filluar nga fillimi i muajit dhjetor është një bonus që i shkon pensionistëve për festat e fundvitit.

Vitin e ardhshëm do të fillojmë nga janari që të rrisim mbështetjen për pensionistët, dhe rritja e çdo janari që vjen do të jetë dyfishi i janarit paraardhës. Pra në janar të 2027 do të jetë dyfishi i 2026, në janar të 2028 trefishi i 2026. Për të arritur atë mbështetje që e kemi bërë publike dhe e kemi deklaruar përgjatë fushatës.”, tha Rama.

Artikulli paraprakKRYEBASHKIAKU BECI : NË TEPE PO NDËRHYHET NË NJË SEGMENT QË LIDHET DREJTPËRDREJT ME KOLEKTORIN KRYESOR TË KULLIMIT TË UJËRAVE TË SHIUT TË QYTETIT
Artikulli tjetërE RËNDË NË STOKHOLM! AUTOBUSI PËRPLASET ME STACIONIN, RAPORTOHET PËR DISA VIKTIMA DHE TË PLAGOSUR