Ishujt Kanarie të Spanjës dhe rajoni i saj Mesdhetar i Valencias i kanë kërkuar qeverisë të kthejë orën policore në mbrëmje për të shmangur një rritje të infeksionit COVID-19 midis të rinjve të pavaksinuar.

Sipas tyre po kërcënohet të shkatërrohet sezoni i turizmit veror që është thuajse jetësor për këto zona. Në të gjithë vendin, rastet ishin duke u zvogëluar gjatë muajve të fundit, por filluan të rriteshin në qershor të nxitura nga varianti më ngjitës i Delta.

Ditën e djeshme Gjermania e konsideroi Spanjën si zonë me rrezik të lartë duke detyruar udhëtarët që ktheheshin. Ndërkohë Franca tashmë kishte paralajmëruar qytetarët e saj nga vizitat, megjithëse Ministri Spanjoll i Turizmit Reyes Maroto mbrojti Spanjën si të sigurt.

Artikulli paraprakJETËGJATËSIA, MOSHA MEDIANE E GRAVE ARRIN NË 38,6 VITE MË 2020, E BURRAVE 36.8
Artikulli tjetër“NGJAN SHUMË ME SARS-IN E PARË NË 2003”, STUDIUESIT NXJERRIN PROVA TË REJA PËR ORIGJINËN E COVID-19: NUK ËSHTË E VËRTETË QË…