Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm pamjet e NASA-s mbi pasojat e zjarreve në katër kontinente. Rama shkruan se sipas raportit, ka rritje të zjarreve në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara.

Miliona hektarë tokë janë djegur duke nisur nga Kanadaja e deri në Australi si dhe janë evakuuar qindra mijëra njerëz.

Prej më se një jave dhe Shqipëria po lufton me flakët që kanë përfshirë disa zona nga Veriu në Jug. Emergjenca me zjarret ka pasur dhe në vendet fqinje si Greqi e Itali, teksa flakët nuk kanë kursyer dhe pyjet malore në Kosovë.

POSTIMI I RAMËS
MIRËMËNGJES 😊
me këtë përmbledhje të NASA (Departamenti për studimin e zjarreve), mbi pasojat e zjarreve në Amerikë, Europë, Afrikë e Azi.
***Zjarret në pyje kanë shpërthyer në shumë kontinente nga Amerika në Europë dhe nga Afrika në Azi, me një numër në rritje zjarresh në shumë vende krahasuar me vitet e kaluara;
Kanada, 4.891 zjarre në pyje të raportuara deri tani në 2021.

SHBA, mbi 1.8 milion akër (728 mijë hektarë) pyje janë djegur në 97 zjarre masive në shumë shtete.
Francë, një sipërfaqe prej 22.807 hektarësh është djegur deri tani në 2021.
Itali, të paktën 20.000 hektarë janë shkatërruar nga zjarret që kanë nisur më 24 korrik, ndërsa deri në 1.500 persona janë evakuar.
Rumani, kanë shpërthyer zjarre në pjesën jugore, përfshirë Bukureshtin dhe zonat pranë kufirit me Bullgarinë.
Rusi, mbi 1.3 milionë hektarë pyje janë djegur nga zjarret që nisën në korrik.
Amerika e Jugut, zjarret që nisën pranë autostradës në provincën Rio Negro, në veri të Patagonisë, në Argjentinë lëvizën më lart në veri dhe arritën deri në kryeqytetin Buenos Aires në bregun Atlantik.
Portugali, zjarret shkatërruan mbi 2.000 hektarë pyje më 17 korrik.
Greqi, zjarri që nisi në pyjet pranë Athinës më 27 korrik është përhapur deri në zonat e banuara.
Turqi, 174 zjarre shpërthyen në pyje në 38 nga 81 provincat e Turqisë, prej 28 korrikut deri më 4 gusht.
Australi, zjarret në New South Wales dëmtuan 5.5 milion hektarë tokë në 2020 dhe 31 milionë hektarë tokë në 2021.

Artikulli paraprakCOVID-19, MINISTRIA E SHËNDETËSISË: 139 RASTE TË REJA, 1 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT
Artikulli tjetërCOVID-19, MANASTIRLIU PUBLIKON SHIFRAT: JA SA VAKSINIME JANË KRYER DERI MË TANI NË SHQIPËRI