Një çift bashkëshortesh u gjetën të pajetë mëngjesin e sotëm në banesën e tyre në lagjen “Pavarësia” në qytetin bregdetar të Vlorës. Viktimat janë identifkuar si Rrok e Prena Tata, përkatësisht 66 dhe 56 vjeçarë, sipas njoftimit paraprak të Policisë së Vlorës.

Dyshimet më të forta janë se bashkëshortët kanë humbur jetën si pasojë e asfiksimit nga gazi. Bashkë me çiftin Tata jetonte edhe një mbesë rreth 8 vjeçe e cila mbrëmjen e djeshme ka qënduar tek një familje fqinjë, ku kishte shkuar për të luajtur me një bashkëmoshatare, por gjyshërit nuk shkuan ta marrin. Mbi këtë fakt dyshimet janë se cifti i moshuar mund të ketë humbur jetën që mbrëmjen e djeshme. Një ngrohesë me gaz dyshohet të jetë shkaku i tragjedisë në familjen Tata që mësohet se është më origjinë nga Mirdita por jetonte prej disa vitesh në Vlorë. Gruaja që ka mbajtur mbesën e çiftit Tata thonë se shkoi vetëm këtë mëngjes pranë familjes, por nuk kanë marrë përgjigje. Në atë kohë ajo ka vendosur të njoftojë policinë që i gjeti të pajetë. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikesë për të evituar pasoja të tjera nga rrjedhja e gazit. Forcat e policisë lokale thonë se ka nisur një hetim i plotë për të sqaurar rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë Trupat e pajetë ndërkohë pritet të dërgohen në Morgun e Spitalit të Vlorës për tu kryer ekspertiza mjeko ligjore.

Informacion paraprak i policisë Më datë 22.12.2017, rreth orës 11:15, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në një banesë në lagjen ”Pavarsia”, janë gjetur të pajetë dy shtetas. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku kanë konstatuar se në banesën e shtetasit Rr.T., në lagjen ”Pavarsia”, si pasoje e asfiksimit të rrjedhjes së gazit janë gjetur të pajetë dy bashkëshortët Rr.T. 60 vjeç dhe P.T., 56 vjeç. Trupat e pajetë janë transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Vlorë për tu kryer ekspertiza mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakSTAR PLUS KONTAKTON ME FAMILJEN E FLORENC BEQIRAJ,JA E VERTETA
Artikulli tjetërKAPET DROGË, 7 PERSONA BIEN NË PRANGAT E POLICISË