Përdorimi I rrjeteve sociale nga fëmijët, shpesh herë nxit urrejtjen mes tyre duke u kthyer më pas në burim konfliktesh mes tyre. Psikologia Samela Imeraj, nisur nga kjo situatë shprehet se të rinjtë nuk shfaqin jetën reale por krijojnë imazhe të pavërteta të tyre ndaj kjo nxit edhe më shumë urrejtjen mes të rinjve.
Prindërit luajnë një rol kryesor në parandalimin e konflikteve që krijohen mes të rinjve ndaj duhet të ushtrojnë një kontroll më të shtuar ndaj tyre.
Shpesh herë të miturit apo adoleshentët bien pre e fyerjeve apo kërcënimeve nga bashkëmoshatarët e tyre përmes rrejteve sociale, duke u bërë kështu pikënisje e konflikteve mes tyre.