Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në Lezhë, ku rrjeti elektrik i një dyqani ka shpërthyer në flakë në qendër të qytetit.

Burimet bëjnë me dije se për shuarjen e flakëve kanë ndërhyrë banorët e zonës me mjete rrethanore pasi zjarrëfiksja është bllokuar në trafik. Shpërhtimi elektrik ka krijuar panik tek qytetarët të cilët janë ndodhur pranë biznesit në qendër të qytetit.

Flakët kanë përfshirë hyrjen e një biznesi duke shkaktuar dëme të vogla materiale.