Një rrjet restorantesh kinez në veriperëndim të Anglisë kanë vendosur robotë si kamarier për shkak se janë përballur me mungesë të stafit gjatë kohës së pandemisë. Drejtorët e ”The Chinese Buffet” vendosën një robot të quajtur BellaBot në restorantet e tyre në qytetet Liverpool, St Helens, Bolton dhe Wigan për t’iu shërbyer klientëve të tyre. Kur restorantet u hapën pas lockdown-it, pronarët e tyre vendosën që klientët ta porosisnin ushqimin nëpërmjet një aplikacioni sesa ata ta merrnin vetë.

Robotët BellaBot kushtojnë 20,000 dollarë dhe kushtojnë më pak sesa rroga që merr një kamarier. Zëdhënësi i “The Chinese Buffet”, David Ramsden tha se klientët vijnë në restorante për të bërë video në rrjetet sociale dhe që fëmijët i pëlqejnë shumë robotët. Stafi i restoranteve zbuloji që robotët përshkojnë 67 milje çdo javë raporton “Daily Mail”.

Robotët mund t’i shërbejnë 4 klientëve njëkohësisht dhe mund të komunikojnë me ta. Drejtuesit e ”The Chinese Buffet” thanë që menaxherët e restoranteve nuk mund të bëjnë pa robotët tani, por klientët preferojnë që t’ iu shërbejnë njerëzit sesa robotët.

Këta robotë që janë prodhuar në Kinë kanë filluar të përdoren në Gjermani, Holandë, Slloveni dhe Spanjë. Drejtuesit e rrjetit të restoranteve kanë filluar t’i importojnë këta robotë në Mbretërinë e Bashkuar dhe t’ia shesin çdokujt që ka nevojë për ta.