Për të tretën ditë radhazi, banorët e fshatit Baks-Rrjoll të Velipojës kanë vijuar protestën kundër ndërtimit të një resorti në këtë zonë. Ata kundërshtojnë projektin, duke pretenduar se toka është pronë e tyre dhe kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve të makinave të rënda. Gjatë protestës janë shënuar përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Si pasojë, një nga protestuesit ka humbur ndjenjat është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës, për ndihmë mjekësore.
Banorët paralajmërojnë se do t’i drejtohen SPAK-ut, duke kërkuar verifikimin e ligjshmërisë së projektit dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre pronësorPrej tre ditësh, banorët e fshatit Baks-Rrjoll vijojnë protestat në mënyrë të pandërprerë, duke kërkuar mbrojtjen e pronave dhe respektimin e të drejtave të tyre, ndërsa kanë paralajmëruar se nuk do të ndalen derisa çështja të marrë zgjidhje.

Artikulli paraprakZGJEDHJA E KRYETARËVE TË FSHATRAVE NË LEZHË
Artikulli tjetër“ZHBLLOKOHET” TIKTOKU, PLATFORMA HAPET NË SHQIPËRI PAS NJË VITI PEZULLIM