
Banorët e Rrjollit kanë dalur sërish diten e sotme në protestë ku kundërshtojnë ndërtimin e resortit që sipas tyre po bëhet në tokën e tyre
Protestuesit marshuan drejt kantierit në bregdetin e Rrjollit ku po kryhen punimet për projektin turistik.
Forcat e policisë formuan menjëherë perimetrin e sigurisë për të mos lejuar dëmtimin e punëtorëve dhe makinerive.
Ndryshe nga herët e tjera protesta ishte më e qetë ndërsa pjesë u bënë qytetarë nga disa vende të shqipërise nga veriu në jug
Ndërsa pati edhe tentativa nga banorët për kalimin e gardhit të policisë për të shkuar drejt kanterit të ndërtimit por u ndaluan nga forcat e policisë
Rreth 50 familje të Baks-Rrjollit pretendojnë pronësinë e tokës, sipas tyre e kane te trashëguar. banoret kanë depozituar edhe një kërkesë zyrtare në prokurori, ku kërkojnë nje zgjidhje te shpejtë ligjore per vërtetësinë e dokumenteva që disponojnë për pronësinë e tokës






