Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz.
Protestuesit të irrituar pas rrethimit të kantierit të ndërtimit me mure dhe me gardh me tela me gjemba, arritën që të shembin një pjesë të rrethimit dhe depërtuan brenda kantierit të ndërtimit, aty ku makineritë kishin nisur punën për resortin luksoz. Në brendësi të kantierit, protestuesit u përplasen me efektivët
Protestuesit pretendojnë se u është rrëmbyer tokat, për të cilat janë ende në procese gjyqësore. ato shprehen të revoltuar për situatën e krijuar
Resorti që po bëhet nga kompania Gener 2 shtrihet në një sipërfaqe prej 147.2 hektarësh është kundërshtuar me forcë nga banorët e zonës, për shkak të problemeve me pronësinë e tokës.
Punimet kanë nisur që në shkurt, por ditët e fundit kantieri i ndërtimit u “fortifikua” me mure të larta.

Artikulli paraprakPËRPLASI 4 PERSONA, PROKURORIA KËRKON ARREST ME BURG
Artikulli tjetër“GJON MILI RETROSPEKTIVË” NË “MARUBI”