11 nga 15 banorë të Rrjollit të shpallur në kërkim 1 ditë më parë nga policia e Shkodrës janë vetëdorëzuar në dvp Shkodër të shoqëruar nga avokati tyre mbrojtës Ndue Pjetra.
Në një prononcim për media Pjetra thotë se nuk ka pasur aggression nga protestuesit ndërsa akuzat e ngritura nga policia janë të pavërteta. Ndërtimi I kompleksit sipas avokatit po bëhet në tokë që është marrë me dokumente të falsifikuara .
Një ditë më parë policia e Shkodrës arrestoi 3 persona shpallu në kërkim 15 të tjerë si dhe procedoi në gjendje të lirë 7 shtetas për shkak të përplasjeve të ndodhura në kantierin që po ndërtohet në Rrjoll.

Artikulli paraprakSOKOL BIZHGA MERR DETYRËN SI DREJTOR I KOMANDUAR I POLICISË SË SHTETIT
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI NË 24 ORË