Dështimi në sezonin e fundit tek Vllaznia, u shoqërua me një masë disiplinore të marrë nga drejtuesit e klubit, gjobitja e futbollistëve me dy rrogat e fundit.

Por, pavarësisht këtij vendimi ata kanë për të marrë edhe rrogën e muajit mars.

E pyetur në lidhje me këtë çështje dhe atë se kur do ta marrin futbollistët këtë rrogë, presidentja e klubit njëkohësisht edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, është përgjigjur se “Kjo është çështje organizative e klubit.

Mesa duket futbollistët e Vllaznisë duhet të presin sesi do të shkojë edhe rrjedha e ngjarjeve sa i përket mbledhjes së Asambles së Vllaznisë nga ku do të merren edhe vendimet sa i përket emërimit të administratorit të ri apo edhe pjesës tjetër të bordit.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakUNODC: SHQIPËRIA NË HARTËN E TRAFIKIMIT TË DROGËS
Artikulli tjetërPËRFAQËSUESJA RAJONALE SHKODRA U-17 PRANË TITULLIT