Rrogë për bashkëshortet/ët si dhe fëmijët e ambasadorëve

 

Në buxhetin e vitit të ardhshëm do të zbatohet për herë të parë “Paketa e Diplomatit” e cila parashikon pagesa mujore për familjarët e diplomatëve. Sipas buxhetit të ri pagesa do të ketë për bashkëshorten/in si dhe fëmijët e tyre. 100 milionë lekë të reja ka kërkuar Ministria e Jashtme si shtesë në fondin e saj për buxhetin e vitit 2017-ë. Fondi vjen në kuadër të asaj që Ministria e Punëve të Jashtme e ka quajtur Paketa e Diplomatit, e cila aplikohet për herë të parë. Për bashkëshorten/in, pagesat do të jenë 450 euro në muaj në vendet ku pagesat bëhen në euro dhe 500 $ në muaj në vendet ku pagesat bëhen në dollarë. Pagesa do të ketë edhe për fëmijë. Për çdo fëmijë pagesa do të jetë 180 euro ose 200 dollarë. Ndërkaq, për bashkëshortet e diplomatëve do të paguhet që nga janari i 2017-ës, kontributet për sigurimet shoqërore. Pagesat për familjarët e diplomatëve Në euro Bashkëshortja/i – 450 euro në muaj Për çdo fëmijë – nga 180 euro në muaj Në dollarë. Bashkëshortja/i – 500 dollarë në muaj. Për çdo fëmijë – 200 dollarë në muaj Vendimi i parashikuar në buxhetin 2017 1. Ne buxhetin e ri te vitit 2017 ne vijim te ligjit te ri per sherbimin e jashtem te miratuar para disa muajsh do te zbatohet per here te pare paketa e diplomatit qe parashikon: Cdo diplomat qe sherben jashte, per bashkeshoritin/en dhe per cdo femije do te marrin 450€ per bashkeshortin dhe 180€ per cdo femije (ne vendet ku pagesa eshte me €) dhe 500$ per bashkeshortet dhe 200$ per femijet (ne vendet ku pagesat behen me $). 2. Kjo do te mundesohet fal nje shtese prej 1 miliard lek te vjetra ne buxhet te MPJ. 3. Per bashkeshortet e diplomateve do te paguhet qe nga janari 2017, kontributet per sigurimet shoqerore. 4. Këtë e përfitojnë te gjithë diplomatët që shërbejnë jashtë atdheut.

Artikulli paraprakVOLEJ, VLLAZNIA PJESËMARRËSE NË “DITA E FLAMURIT”
Artikulli tjetërVRASJA E DEPUTETES COX,SHPALLET FAJTOR FILONAZISTI MAIR