Mjafton qe te prishet moti ne shkoder dhe te parat qe e pesojne jane lagjet periferike.E tille eshte “at’Zef Valentini” e cila ndodhet ne lagjen e njohur si “3 heronjte”.Grumbulli i plehrave dhe gjendja e mjeruar e rruges ua ka veshtiresuar se tepermi jetesen mjaft banoreve te kesaj zone.

Keta te fundit shpresojne qe tashme me hyrjen e vitit 2016, gjerat do te vine duke u permiresuar.Mungesen e ketyre kushteve minimale per nje ambient te perbashket brenda normave ata ia faturojne pushtetit vendor i cili sipas tyre nuk i ka ne prioritet lagjet periferike te metropolit verior.Jane rreth 50 familje qe zgjohen cdo dite nen pranine e mbeturinave dhe gropave te medha me uje.Me rikthin e reshjeve situata do te vije duke u perkeqesuar pasi kjo gjendje pervec se bllokon levizjen e lire, rrezikon edhe spostimin e mbetjeve te cilat mund te hyne ne oborret e shtepive