Prej vitesh rruga “Besnik Ceka” pranë lagjes “Mark Lula” në qytetin e Shkodrës vijon të mbetet e amortizuar. Gropat e hapura krijojnë jo pak probleme në lëvizjen e automjeteve. Përveç gropave të krijuara nga amortizimi gjithashtu ka dhe gropa të cilat janë krijuar nga kompanitë e ndryshme duke i lënë ato të hapura. Pronarët e bizneseve pranë rrugës shprehen jashtë kamerave se përtej amortizimit, ky segment krijon rrezik të vazhdueshëm për kalimtarët.

Sipas tyre, automjetet e shumta që kalojnë në tentativë për të shmangur gropat, krijojnë rrezik për aksidente. Situata është akoma më problematike gjatë orëve të mesditës, kur numri i nxënësve të shkollave që kalojnë në dy anët e rrugës është i lartë, pasi pak metra më tej është shkolla 9 vjeçare “Edith Durham”.

Kjo rrugë ndodhet në një nga lagjet kryesore të qytetit të Shkodrës, por duket se askush nuk interesohet për mbylljen e këtyre gropave, që janë një rrezik serioz për qytetarët gjatë lëvizjes së tyre. Premtimet elektorale për ndërhyrje në infrastrukturën rrugore kanë qenë të shumta për rajonin numër 5, por deri tashmë, investimet konkrete kanë munguar. Përgjatë këtij segmenti rrugor, çdo ditë kalojnë qindra banorë, pasi shërben edhe si urë lidhëse mes qytetit të Shkodrës dhe Njësisë Administratrive Gur i Zi.

 

Artikulli paraprakVIJON AMORTIZIMI I VARRIT TË KOLË IDROMENOS
Artikulli tjetërBIE SOVATIMI I STADIUMIT “LORO BORIÇI”, RREZIK PËR QYTETARËT