Pak ditë pas ndeshjes në Durrës ku bëri një paraqitje brilante, boksieri shkodran Nelson Hysa, do ketë një tjetër përballje me nivel në boksin profesionist.

Hysa pasi shkatërroi kroatin Pasalic në peshat e rënda do ndeshet në Leverkusen të Gjermanisë kundër boksierit Muhamed Ali Durmaz.

Kjo është padyshim një ndeshje e fortë dhe shumë e rëndësishme, ku fituesi i kësaj sfide mund të bëhet kandidat për titullin WBF. Ndeshja do të zhvillohet sot dhe do të nisë rreth orës 18:30.