Një problem I përvitshëm në fshatin Bardhaj të njësisë administrative Rrethina mbetet mungesa e investimeve në infrastrukturen rrugore. Në disa prej lagjeve të fshatit, kalimi në këmbë bëhet I vështirë që prej ditëve të para të reshjeve. Problemi më I madh për prindërit është se shpesh fëmijët e tyre nuk shkojnë në shkollë si shkak I bllokimit të rrugës nga gropat me ujë.

Ndërkohë, shumë prej tyre janë kujdesur që ta mirëmbajnë rrugën më të ardhurat e tyre, për të lehtësuar lëvizjen gjatë dimrit.

Prej më shumë se 30 vitesh, dhjetëra banorë të kësaj zone kërkojnë nga bashkia Shkodër rikonstruksionin e rrugës dhe pastrimin e rregullt të kanalit, I cili gjatë dimrit fryhet dhe uji del në rrugë.

 

Artikulli paraprakRRETHINA, 1003 KONTROLLE BAZË VETËM NË 3 MUAJ
Artikulli tjetërFJETI PËR 9 VITE ME RADHË, HISTORIA E PAZAKONTË E SËMUNDJES SË PANJOHUR QË TRONDITI BOTËN