Një nga problematikat kryesore të banorëve në rrugën “Komani” në Shkodër është amortizimi I saj. Si shkak I mungesës së investimeve në rrugë janë krijuar gropa të shumta, të cilat pengojnë lëvizjen e banorëve të zonës, kryesisisht fëmijëve që shkojnë në shkollë.

Ndërkohë, pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhet rruga, bashkia Shkodër ndër vite nuk ka marrë masa për rikonstruksionin e saj. Jashtë kameras, banorët ankohen për gjendjen e rrugës ndërsa tregojnë se situata e vështirë në këtë zonë është gjatë gjithë vitit, jo vetëm në dimër kur ka reshje shiu. Për të shmangur një situatë të tillë, institucionet përgjegjëse duhet të ndërhyjnë sa më parë në mënyrë që të lehtësohet lëvizja e banorëve të zonës në këtë rrugën “Komani”.

Artikulli paraprakTIK TOK, TË RINJTË TË EKSPOZUAR NDAJ BULLIZIMIT
Artikulli tjetërVIZITË ME SKAUT NË KALANË “ROZAFA”