
Rruga e cila të qon tek kisha e Shën Gjonit vijon të jetë e amortizuar prej vitesh. Besimtarët katolik që morën pjesë tek mesha e shenjtë në rrënojat e kishës së Shën Gjonit në Rrashkullaj të Malësisë së Madhe thonë se lëvizja në këtë rrugë është tejet e vështirë.
Ndërkohë, kur ka reshje shiu ata detyrohen që të kalojnë një përrua të rrëmbyeshëm për të vazhduar më pas rrugën që të çon tek kisha. Ndaj kërkojnë që të ndërhyet sa më parë në këtë rrugë.
Mungesa e një ure si dhe amortizimi i rrugës në Rrashkullaj të Malësisë së Madhe është një problem që nuk po gjen zgjidhje prej vitesh. Ndërkohë shqetësim për besimtarët janë edhe mbeturinat të cilat hidhen në këtë zonë.