Janë të shumta ankesat e banorëve të lagjes ‘Mark Lula’ në qytetin e Shkodrës lidhur me gjendjen e rëndë të infrastrukturës rrugore në këtë zonë. Siç mund ta shihni edhe nga pamjet, rruga është tërësisht e amortizuar, e mbuluar nga gropa të mëdha që në ditët me reshje kthehen në pellgje uji Kalimi i mjeteve dhe i këmbësorëve, veçanërisht i fëmijëve që shkojnë në shkollë apo të moshuarve, është kthyer në një sfide
.
Banorët kërkojnë një reagim të menjëhershëm dhe ndërhyrje urgjente për asfaltimin dhe sistemimin e rrugës, e cila prej vitesh vuan nga mungesa e investimeve minimale.

Pavarësisht premtimeve të përsëritura, deri më tani nuk është ndërhyrë për rikonstruksionin e këtij aksi, duke i lënë ata të izoluar dhe të harruar .

https://youtu.be/zCCZbbXFAwQ

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRRITEN ÇMIMET E APARTAMENTEVE
Artikulli tjetërSHKODRA KUJTON KADRI ROSHIN