
Gjendja e rrugës kryesore në fshatin Bërdicë vijon të amortizohet. Ky segment rrugor me gjatësi rreth 4 km po degradohet çdo ditë. Në gjithë gjatësinë e saj, krahas gropave të mbushura me ujë vërehet që sinjalistika rrugore është e dëmtuar, ndërsa bimësia anës rrugës nuk është pastruar prej kohësh duke e kthyer këtë aks në burim aksidentesh. Banorët kërkojnë që të ndërhyhet për rehabilitimin e këtij segmenti.
Kjo rrugë u vjen në ndihmë rreth 15 mijë banorëve të fshatrave Bërdicë, Darragjat dhe Trush të cilët përdorin këtë segment për të lëvizur.
Megjithëse është premtuar që do të ndërhyhet për rikonstruksionin e saj, deri tani nuk është marrë asnjë masë për rikthimin në kushte normale të rrugës.