E ndodhur ne një gjendje e cila ka ardhur duke u përkeqësuar rruga e Drishtit vazhdon të jete jashtë çdo projekti të rikonstruksionit edhe pse është një segment mjaft i rëndësishem jo vetëm për fshatin por edhe për turizmin e kësaj zone.

Banoret ngrenë zërin ne drejtim të bashkisë Shkodër e cila ka nen përgjegjësi njësine administrative të Postribës të ktheje sytë nga kjo rruge e cila është e mbushur nga gropat e shumta ne çdo pjese te saj.Rruga e fshatit Drisht është e gjate 3 km. Për gjate gjithë gjatësise se saj nuk është vene dore asnjëherë nga instancat vendore përpos disa iniciativave personale nga fshataret e kësaj zone. Banoret shprehen se turistet vendas apo te huaj nuk reshtin ne asnjë dite vitit për te vizituar Kalane Historike te Drishtit, e cila që nga viti 1948 mban statusin e “Monument Kulture” . Edhe premtohej gjithmonë nga inistitucionet për vëmendja dhe zhvillimin e turizmit kulturor në këtë zone nje nga elementet kyç siç është infrastruktura vazhdon te ketë te njëjten panorama prej 25 vitesh.

Artikulli paraprakKRAJA: FERMERËT TË PAISEN ME NIPT, NUK PAGUAJNË TAKSA
Artikulli tjetërFUSHË ARRËZ, 300 PUNONJËS NË PROTESTË