Rruga e re e Komanit po ndryshon ndjeshëm mënyrën e udhëtimit drejt një prej destinacioneve turistike më të vizituara në veri të vendit. Turistë të huaj, vizitorë vendas dhe drejtues mjetesh e vlerësojnë investimin si një transformim të shumëpritur, që ka rritur sigurinë, ka shkurtuar kohën e udhëtimit dhe e ka bërë zonën më të aksesueshme.

Edhe drejtuesit e automjeteve, që përshkojnë çdo ditë këtë aks, shprehen se rikonstruksioni i rrugës u ka dhënë fund vështirësive të viteve të kaluara. Ata thonë se udhëtimi tashmë është më i lehtë, më i shpejtë dhe shumë më i sigurt.

Përmirësimi i infrastrukturës ka sjellë edhe një rritje të ndjeshme të fluksit turistik. Sipas të dhënave, numri i vizitorëve është rritur me rreth 50 për qind pas rikonstruksionit të aksit. Pas përfundimit të shtresës së parë asfaltike, pritet të realizohet edhe sinjalistika horizontale dhe vertikale, duke e kompletuar investimin dhe duke mbyllur njëherë e mirë një prej problematikave më të mëdha të qarkullimit në Bashkinë Vau Dejës.

Artikulli paraprakMBLEDHJA E RRADHËS E KËSHILLIT BASHKIAK SHKODËR
Artikulli tjetërKAMPI VEROR “BUZËQESHIM VERËS”